Meksikë, gjykata liron baronin e drogës, SHBA kundër

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me zemërim ndaj lirimit të parakohshëm nga një gjykatë në Meksikë të baronit të drogës Rafael Caro Quintero, i cili ka kryer 28 vjet burgim për rrëmbimin dhe vrasjen e një agjenti amerikan.Gjykata ndërpreu dënimin prej 40 vitesh të Kuintero-s për vrasjen e agjentit të administratës së antidrogës, Enrique Camarena në vitin 1985. Gjykatësi i seancës arriti në përfundimin se 60- vjeçari Quintero, duhet të ishte gjykuar në një gjykatë shtetërore dhe jo federale. Ndërsa pas vendimit DEA shprehu si shumë shqetësuese veprimin e paparalajmëruar .Vrasja e agjentit ka tensionuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe ndryshoi luftën kundër trafikut të drogës. Caro Quintero ishte arrestuar në Kosta Rikë. Ai ishte një nga tre themeluesit e kartelit të Guadalaharës. Ndërkohë që autoritetet amerikane, dyshojnë se Quintero ka kontrolluar fluksin e parave të drogës edhe prapa hekurave.Grupi mendohej të ishte përgjegjës për transportin e shumicës së kokainës që konsumohej në Shtetet e Bashkuara në vitet '80. Caro Quintero mund të ishte përballur me akuza të tjera ose një ekstradim të mundshëm në Amerikë, por ai u lirua ditën e premte.Gjithësesi, gjykata nuk e çliroi atë nga akuzat për vrasjen e Camarenas. Korrespondenti i BBC tha se një gjë e tillë do të kishte shkaktuar një skandal të vërtetë, sidomos me agjencitë amerikane të anti-drogës për të cilat agjenti i vrarë konsiderohet si një Hero.