Fukushima nis pompimin e ujit të kontaminuar
Kompania TEPCO që operon në stacionin bërthamor Fukushima ka filluar të premten pompimin e ujërave radioaktive nëntokësore në një përpjekje për të parandaluar rrjedhjen e tyre në Oqeanin Paqësor.Electric Tokio Pawer njoftoi se ndërtoi një pus dhe ka nisur pompimin e13 ton ujë për gjashtë orë."Kjo është detyra jonë urgjente për të nxjerrë këto ujëra nëntokësore sa më shpejt të jetë e mundur", tha zëdhënësi i TEPCO.Të mërkurën, Kryeministri japonez Abe Shinzo njoftoi se autoritetet do të përfshihen në monitorimin e këtij ujit të kontaminuar, rrjedhja e të cilit në det është, sipas tij, problem "urgjente".TEPCO është duke luftuar që prej marsit të 2011 për të trajtuar pasojat e aksidentit në impiantin bërthamor të Fukushima Dajci , i cili ndodhi pas një tërmeti të fuqishëm dhe kryesisht nga cunami që e pasoi.Që prej shkatërrimit ka pasur disa raste rrjedhjesh shqetësuese nga Fukushima, ndërsa operatori i centralit, "TEPCO", është kritikuar rëndë për mungesën e transparencës në lidhje me gjendjen në reaktorë.Problemi më serioz për disa javë është të parandalohet rrjedhja në Oqeanin Paqësor e këtij uji, i cili depërtoi në tokë dhe u kontaminua nga radioaktiviteti i stacionit.Sipas një zyrtari të Ministrisë i cili foli për agjencinë e lajmeve franceze AFP, rreth 300 ton ujë rrjedhin çdo ditë", por "megjithatë nuk është ende e sigurt sesa është niveli i radioaktivitetit".TEPCO parashikon që nga mesi i muajit Gusht të vendosë një sistem që siguron pompimin e 100 ton ujë të ndotur në ditë, i cili do të filtrohet dhe riciklohet për të ftohur reaktorët në stacion.Uji i kontaminuar që mund të shpërndahet në Oqeanin Paqësor do të shkaktonte dëme të rënda, jo vetëm për ekosistemin japonez, por edhe për atë të vendeve fqinje e mbi të gjitha për jetën njerëzore.