Spanjë, shkatërrohet rrjeti i trafikimit të njerëzve, 75 në pranga

Policia spanjolle shkatërroi një rrjet kriminal që po përpiqej të transportonte në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara emigrantë kinezë.Autoritetet thonë se kanë arrestuar 75 persona në Spanjë dhe në Francë, përfshirë operativët kryesorë të bandës në Europë, të cilët e kishin bazën e tyre në Barcelonë.Policia po ashtu ka konfiskuar dhjetëra pasaporta të falsifikuara nga vendet aziatike.Mësohet se banda ka marrë më shumë se 40.000 euro nga shtetasit kinezë, për kalimin e tyre Britani, Irlandë e Turqi.