Negociatat izraelito-palestineze vazhdojnë më 14 gusht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2013, 08:48
Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se bisedimet direkte mes negociatorëve palestinezë dhe izraelit janë caktuar që të vazhdojnë më 14 gusht në Jerusalem.Zëdhënësja e departamentit të shtetit, Jen Psaki e ka bërë njoftimin të enjten, duke shtuar se një raund tjetër i bisedimeve do të mbahet në Jericho në Bregun Perëndimor në një datë të pa specifikuar.Psaki ka konfirmuar se ndërmjetësi i sapo emëruar amerikan, Martin Indyk do të marrë pjesë në raundin e bisedimve që do të mbahen në Jerusalem.Negociatorët izraelit dhe palestinez kanë vazhduar bisedimet direkte në Washington javën e kaluar pas një pezullimi tre vjeçar.Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka marrë pjesë në bisedimet që janë mbajtur në Washington por ai nuk pritet të marrë pjesë në bisedimet e javës së ardhshmë në Jerusalem.Psaki gjithashtu ka folur për vendimin e Izraelit për të ndërtuar 800 shtëpi të reja në territorin e kontestuar duke thënë se SHBA-të “nuk e pranojnë legjitimitetin e vazhdimit të këtyre ndërtimeve”.