Sulme të reja në Pakistan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2013, 09:06
Persona të armatosur kanë vrarë nëntë persona dhe kanë plagosur 10 të tjerë gjatë një shkëmbimi zjarri në afërsi të një xhamije sunnite, në periferi të qytetit jug-perëndimor pakistanez të Ketas.Lajmi është bërë të ditur të premten nga policia e këtij shteti, raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP.Sulmi me armë ka ndodhur pas një sulmi vetvrasës me bombë që e kishte si shënjestër funeralin e një polici, ku u vranë 38 persona, kryesisht oficerë policorë në të njëjtin qytet.