Turqia thirrje qytetarëve të saj të braktisin Libanin
Turqia ka porositur shtetasit e vet që të mos udhëtojnë pa ndonjë rast të domosdoshëm në Liban, ndërsa u ka bërë thirrje atyre që janë në këtë vend, të kthehen në Turqi.Ky alarm u dha pas rrëmbimit të sotëm të dy pilotëve të kompanisë Turkish Airlines nga persona të armatosur afër aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit.Pilotët ishin marrë nga autobusi, i cili qarkullon në ralacionin ndërmjet hotelit dhe aeroportit.Mediat e Libanit thanë se grupi i quajtur Zuwwar al-Imam Rida e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbim.Raportohet se grupi ka thënë se të dy pilotët do të liroheshin në këmbim për nëntë pelegrinë shiitë libanezë, që mbahen në Siri.Turqia i mbështet kryengritësit në Siri, derisa grupet shiite libaneze e mbështesin regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.