Vërshimet shkaktojnë dy viktima në Rusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2013, 10:03
Të paktën 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në një rajon të Rusisë.Policia rajonale e Çelyabinsk Obalstit ka deklaruar se përmbytjet janë shkaktuar nga reshjet e vazhdueshme të shiut të cilat kanë shkatërruar digën duke bërë që uji të vërshojë nëpër rrugë.Mësohet se dy viktimat po udhëtonin me automjet dhe rrjedha e ujit i ka marrë me vete.Rreth 1000 banorë të Çelyabinsk Oblastit dhe republikës fqinje të Bashkortostanit janë evakuuar.Të enjtën,përmbytjet kanë goditur rajonin Amur Oblast në pjesën lindore të Siberisë.Disa fshatra dhe qytete në këtë rajon uji ka arritur nivele të larta.Autoritetet lokale kanë evakuuar qindra banorë të zonës.