Digjet një aeroplan ushtarak në Mogadishu
Një aeroplan ushtarak është përfshirë nga flakët pak çaste pas zbritjes në tokë në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit somalez, Mogadishu.Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, se janë dëgjuar edhe shpërthime teksa aeroplani ka marrë flakë.Punonjësit e aeroportit kanë thënë së shpërthimet kanë ndodhur për shkak municionet brenda në bord.“Ne kemi dëgjuar shpërthimet derisa digjej aeroplani. Digjej jashtëzakonisht shumë. Jam i bindur që aeroplani do bëhet hi”, ka thënë një zyrtar i sigurisë së aeroportit agjencisë Reuters.Burimi ka thënë se zjarri ka qenë shumë i madh sa edhe zjarrëfikësit e kanë pasur të pamundur ta shuajnë atë.Nuk ka ende informacione se çfarë ka ndodhur me ekuipazhin që ka qenë në aeroplan dhe se destinacioni i aeroplanit.Aeroplanët ushtarak rregullisht zbresin në aeroportin e këtij qyteti, i cili gjithashtu shërben si shtab qëndror i forcave të Unionit Afrikan të cilët luftojnë militantët islamik të lidhur me Al Kaedën.