Hilary Duff së shpejti feston përvjetorin e martesës

Ylli i filmit Lizzie Mc Guire , aktorja Hilary Duff edhe pse është nëna e një djali 1-vjeçar, përsëri nuk harron që pas kujdesit për të , të kujdeset edhe për veten. Hilary pavarësisht se për një periudhë kohore ka lënë pas dore karrierën e saj artistike, mësohet se shkon çdo ditë në palestër në mënyrë që format e saj të jenë po njësoj me ato të dikurshmet.Ajo që ka tërhequr vëmendjen ishte trupi i saj i tonifikuar vetëm pak muaj pas lindjes. Por aktorja dhe këngëtarja nuk ka humbur mundësinë për të shopping, edhe pse jo siç është mësuar ajo nën shoqërinë e mikeve të saj të ngushta ose të motrës së madhe Halye Duff.Hilary që është martuar me Mike Comrie, i cili është një lojtar hokei profesionist , ndihet krenare për mënyrën se si rrjedhin gjërat në familjen e tyre. Ajo ndahu përgjegjësitë me Miken, i cili sëbashku me djalin e vogël Luca nisën të shëtisnin së bashku gjatë kohës që Hilary nisi të blinte rroba dhe aksesorë të rinj.Në një intervistë që ajo dha, u shpreh se ndihet me fat që ka në krahë dikë si Mike, i cili e ndihmon dhe përpiqet t`i lehtësojë gjërat. Një tjetër lajm që ajo vendosi të ndante me publikun ishte dhe ai i 14 gushtit. Datë kjo në të cilën çifti do të festojë përvjetorin e 3-të të martesës, duke organizuar një festë.