Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth bashkë në tapetin e kuq
Për më shumë se një vit thashethemet rreth ndarjes së tyre ishin, lajmet që kryesonin pothuajse në çdo faqe online dhe në çdo kopertinë reviste. Edhe pse Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kanë dhënë intervista të njëpasnjëshme dhe janë përpjekur të provojnë në çdo mënyrë që e vërteta është larg përsëri nuk ja kanë arritur.
Pak kohë më parë u publikua lajmi se i fejuari i Mileyt, Liami ishte në xhirimet e filmit "Paranoia", ku ai do të luante përkrahë Amber Heard e cila njëkohësisht është edhe e dashura e aktorit Johnny Depp. Të dy do të kishin rolin e një çifti të ri dhe do të ishin aktorët kryesorë.
Tashmë që xhirimet përfunduan, në ditën e djeshme u bë promovimi i filmit në tapetin e kuq ku ai që tërhiqte vëmendjen ishte pikërisht çifti Hemsowrth-Cyrus të cilët u shfaqën së bashku dhe dukeshin se kishin një marrëdhënie më të fortë se kurrë. Miley shfaqej magjespsëse me një fustan me ngjyra të ndërthurura përkrah Liamit, por ajo që u vu re ishte unaza e fejesës të cilën ajo akoma e mbante.
Së bashku ata pozuan për pak minuta përpara fotografëve dhe më pas ajo e lejoi të fejuarin e saj të ishte qendra e vëmendjes duke u ndjerë krenare për të. Liam nuk humbi rastin të jepte intervista si dhe të pozonte me mikeshën e tij Amber Heard e cila ishte e shoqëruar nga vetë Johnny Depp.