Mir Pepa në arrati prej gati 2 muajsh, thirret në SPAk ish-bashkëshortja e tij, Marinela Berisha
Në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj Jetmir Pepës, i njohur edhe si “Mir Pepa”, është paraqitur në ambientet e institucionit ish-bashkëshortja e tij, Marinela Berisha.
Përfaqësues të hetimit po verifikojnë rrethanat dhe lidhjet e mundshme të saj me dosjen që lidhet me dyshimet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, për të cilat Pepa është shpallur në kërkim me urdhër të SPAK.
Jetmir Pepa rezulton me precedent të mëparshëm penal dhe më herët është përfshirë në ngjarje kriminale, përfshirë edhe një konflikt me armë gjatë një koncerti.
Kujtojmë se edhe ish-bashkëshortja e tij, Marinela Berisha, motra e Antonela Berishës, është përfshirë së bashku me të dhunuan brutalisht blogeren Klea Prenga
Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet, mbrëmjen e 6 gushtit 2024.
