EMRAT/ 21 kandidatë në garë, zhvillohet sot konkursi për drejtuesit e rinj të Policisë në katër qarqe

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit zhvillohet këtë të martë procesi konkurrues për plotësimin e vendeve vakante në drejtimin e policisë në disa qarqe. Në garë marrin pjesë 21 punonjës policie, të cilët do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisioni përkatës.

Pas përfundimit të testimit dhe intervistimit, kandidatët do të renditen sipas pikëve të grumbulluara. Ndërsa nga lista fituese do të përzgjidhen katër emrat që do të emërohen në krye të drejtorive vendore të policisë në qarqet, Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës.

Ndërkohë vakante mbeten edhe drejtimet e policisë në Tiranë dhe Vlorë, por për këto dy qarqe pritet të hapet një procedurë e veçantë konkurrimi.

LISTA E KANDIDATEVE

Adriatik Tafçiu
Arjanit Arapi
Artion Duka
Ermal Muçaj
Ervin Hodaj
Erzen Cera
Gjovalin Loka
Ndue Doçi
Xhevahir Karaj
Alfred Nomani
Alfred Elezi
Alket Shatro
Arben Nasufi
Ardrit Elmazi
Dashamir Spaho
Edvin Ndreu
Erion Ahmeti
Hergis Jica
Lorenc Shehu
Lorenc Meta
Ylli Doda