Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, motori përplaset me një makinë

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Kasharit.

Sipas informacioneve paraprake, një motorr është përplasur me një automjet.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar.