EMRAT/ "Vr*sje, dr*gë, pastrim parash" - GJKKO jep masat për grupin e Igli Kamberit! Lirohet shoferi që solli 700 mijë eurot

Dalin para Gjykatës së Posaçme anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që u arrestuan gjatë një operacioni të përbashkët mes prokurorisë së Barit dhe SPAK.

GJKKO vendosi vijimin e 3 masave 'arrest në burg' dhe një masë 'arrest shtëpie', ndërsa ndryshoi masën nga arrest në burg në detyrim paraqitje për Lefter Nelën shoferi që akuzohet se solli rreth 700 mijë euro në Shqipëri.

Masat e sigurise

Lefter Nelaj (detyrim paraqitje)

Edi Brahaj (arrest në burg)

Ergys Kastrati (arrest në burg)

Saimir Pirra (arrest në burg)

Nevila Kamberi (arrest shtëpie)

Ndërkohë në Itali janë ekzekutuar disa masa të tjera ku përfshihen 

Igli Kamberi 

Idajet Kurti

Bardhok Gjergji

Sokol Fusha

Dritan Buzi 

Personat e mësipërm kanë akuzë për vrasje, trafikim ndërkombëtar droge dhe pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Dosja hetimore e prokurorëve italianë zbuloi brutalitetin, dhunën dhe fuqinë e grupeve kriminale shqiptare. Rasti konkret bën fjalë për operacionin e fundit mes Italisë dhe Shqipërisë ku u godit grupi kriminal i Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit.

Dosja e Prokurorisë së Barit, ekspozoi faktin që Kamberi për 100 euro, ishte i aftë të kërcënonte me armë në kokë një shtetas italian ose në këmbim që ta linte të jetonte, duhej t'i shiste drogën.

Igli Kamberi u arrestua vitin e kaluar në Hungari pikërisht për llogari të drejtësisë italiane, ndërsa Ergys Kastrati, gjithashtu i rëndësishëm në grupin kriminal, u kap tre ditë më parë në Lundër të Tiranës, në një vilë private.