"Në Bulqizë, mes socialistësh", Rama: Ne themeluesit ia mbrojtëm nderin dhe nuk lejuam që PSSH të përballej me drejtësinë

Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, Luan Rama kujtoi fillesat e Partisë Socialiste, kontributin e socialistëve ndër vite dhe rolin e kësaj force politike në modernizimin dhe europianizimin e Shqipërisë, në kuadër të 35-vjetorit të krijimit të PSSH-së.

"I nderuar nga ftesa për të qenë i pranishëm në festën e socialistëve të Bulqizës – veprimtari që organizohen në kuadër të 35-vjetorit të krijimit të PSSH-së – ndjeva detyrimin t’i falënderoj të gjithë ata njerëz me të cilët jo vetëm themeluam Partinë Socialiste, por edhe e bëmë atë forcën udhëheqëse të modernizimit dhe europianizimit të Shqipërisë.

Koha na dha të drejtë.

Sot, 20 vjet pas masakrës së pushtetit, më 28 maj 1996, historia e Partisë Socialiste na bën thirrje të mos harrojmë.

Unë pata fatin e madh, por edhe përgjegjësinë, të jem deputeti i parë që përfaqësova Bulqizën në Kuvendin e Shqipërisë, si deputet i Partisë Socialiste.

Ndaj, i jam përjetësisht mirënjohës atij populli që më dha besimin të jem përfaqësuesi i tij në organin më të lartë të pushtetit.

35-vjetori i PSSH-së është padyshim një festë e bukur.

Por ky jubile duhet të jetë edhe një moment i rëndësishëm reflektimi.

Ne, themeluesit dhe drejtuesit e PSSH-së prej themelimi deri në vitin 2005, mund të kemi bërë edhe gabime, mund të mos i kemi përmbushur të gjitha pritshmëritë, por një gjë e bëmë me shumë përkushtim: ia mbrojtëm nderin Partisë Socialiste dhe nuk lejuam që emri i saj të përballej me drejtësinë", shkruan Luan Rama.