"Negociatat po shoqërohen me kërkesa të vazhdueshme"/ Burimi: Po vëzhgohet funksionimi i drejtësisë
Në një lidhje direkte për “Ora News”, analisti Genc Burimi u ftua për të folur mbi zhvillimet e fundit politike dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në studio u diskutua për raportet dhe komunikimet e fundit të partnerëve ndërkombëtarë, të cilat lidhen me ecurinë e hapjes së kapitujve të negociatave dhe zbatimin e reformave në drejtësi.
Analisti u shpreh se mesazhet nga disa ambasada europiane lidhen kryesisht me nevojën për të mos ndërhyrë në punën e drejtësisë dhe për të vijuar proceset hetimore pa pengesa politike.
“Negociatat po shoqërohen me kërkesa të vazhdueshme që lidhen me funksionimin e drejtësisë dhe mënyrën si trajtohen çështjet e ndjeshme politike.”-tha Burimi.
Gjithashtu përmendi edhe çështjen e njohur si “dosja Balluku”, si një nga rastet që sipas analizës duhet të mbetet në vëmendje të institucioneve të drejtësisë.
Burimi nënvizoi se zhvillimet politike në muajt në vijim, përfshirë zgjedhjet lokale të pranverës, mund të shërbejnë si një test për mënyrën se si do të vlerësohet përparimi i Shqipërisë në procesin e integrimit.
“Në këtë fazë, mënyra se si zhvillohen proceset institucionale dhe zgjedhjet do të ketë peshë në vlerësimet që bëhen për vendin.”-tha ai.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

