EMRI/ Vr*sja e Çajup Selimit, Apeli i GJKKO-së nxjerr nga qelia bashkëpunëtorin e dyshuar të grupit të Laert Haxhiut
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 28 Maj 2026, 10:45
Apeli i Posaçëm liron nga qelia Bujar Abedinin, pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut.
Vendimi u dha nga gjyqtare Ilirjana Olldashi, e cila zëvendësoi masën e sigurimit “arrest në burg” me “arrest shtëpie”.
Abedini po gjykohet aktualisht në GJKKO për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me episodin e vrasjes së shtetasit Çajup Selimi, në vitin 2021 në Tepelenë. Lidhur me këtë vepër, ai akuzohet bashkë me Haxhiun, Artan Tafanin, Erisiano Abedinin e Ligor Romaçkën.
Laert Haxhiu po gjykohet më vete, për një sërë ngjarjesh kriminale, vrasje, gjobëvënie, vendosje tritoli, pasi u arrestua në Greqi, kur pjesa tjetër e grupit, kishte nisur procesin gjyqësor.
