ATENTATI NË TIRANË/ Ja kush janë tre AUTORËT e plagosjes së Juxhin Hamajezit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak para mesnatës ditën e djeshme në Tiranë, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Sipas policisë, 34-vjeçari Juxhin Hamajezi është paraqitur në spital rreth orës 23:55, i plagosur në këmbë dhe po merr trajtim mjekësor. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i hetimeve, autoritetet kanë identifikuar një 31-vjeçar të dyshuar si autor të plagosjes, si dhe dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë. Të tre janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të hetimeve është gjetur dhe sekuestruar edhe një automjet, i cili dyshohet se është përdorur në vendngjarje.

Janë shpallur në kërkim edhe tre shtetas të tjerë, Klodian Kallo, Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani, të dyshuar për përfshirje në ngjarje të ndryshme kriminale. Hetimet për rastet vijojnë.