(EMRAT) NAMI NË SHIJAK! Goditet krimi nëpër shkolla, 17 të arrestuar. Nga a*mët te dr*ga, ja çfarë sekuestroi policia...


Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Cleaning 5”, duke goditur një grup të dyshuar për shpërndarje droge në afërsi të shkollave në Shijak dhe Manzë.

Në total janë vënë në pranga 13 persona, 4 të tjerë janë vendosur në arrest shtëpie, ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, grupi vepronte në bashkëpunim dhe dyshohet se shpërndante lëndë narkotike kryesisht pranë ambienteve shkollore dhe vendeve të frekuentuara nga të rinjtë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të ndryshme droge si heroinë, kokainë dhe kanabis, si dhe tre armë zjarri, shuma parash, automjete dhe celularë.

Hetimet për këtë rast kanë zgjatur disa muaj dhe janë kryer në bashkëpunim mes strukturave të antidrogës, forcave operacionale dhe komisariateve përkatëse në Durrës, Shijak dhe Manzë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Personat e arrestuar:
Ervin Tahiri
Ervin Keçi
Fabrinio Durmishi
Hamdi Ibrahimi
Klevi Shani
Oligert Xhani
Elson Gjepali
Marjo Gjoshi
Indrit Dauti
Saimir Vezi
Ermal Çalliku
Armand Emini
Tani Muça (Ferra)