MOTI I QENDRUESHËM SOT/ Dielli mbizotëron këtë të enjte në të gjithë vendin por... këto zona do të hasin reshje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2026, 07:38
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit relativisht të qëndrueshëm.
Parashikohen kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites do të ketë kalime vranësirash kryesisht në zonat malore të lindjes.
Në disa zona malore në lindje dhe jug priten reshje të dobëta dhe lokale shiu.
Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në bregdet dhe në zonat luginore herë pas here do të arrijë deri në 8 m/s.
Deti Adriatik dhe Jon do të kenë valëzim të ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.

