Evropa Perëndimore “digjet” nga i nxehti/ Rekord temperaturash në Britani, Francë dhe Spanjë

Evropa Perëndimore po përballet me një valë të pazakontë të nxehti që ka sjellë temperatura rekord për muajin maj në disa vende, veçanërisht në Britaninë e Madhe dhe Francë.

Në Londër, temperaturat kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, një nivel që zakonisht shihet në kulmin e verës, ndërsa në disa zona të Francës termometri ka shkuar deri në 39 gradë, duke shënuar një nga majet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë.

Meteorologët thonë se kjo situatë është e pazakontë për këtë periudhë të vitit dhe se temperaturat e larta pritet të vijojnë edhe për disa ditë, para se të nisë një ulje graduale nga fundi i javës.

Edhe në Spanjë janë regjistruar temperatura më të larta se normalja, sidomos në rajonet e brendshme si Salamanca dhe Bilbao, ku moti i nxehtë i ngjan më shumë verës së vonë sesa pranverës.

Ekspertët e klimës paralajmërojnë se valë të tilla të të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive, si pasojë e ndryshimeve klimatike globale.