(VIDEO) NDODH DHE KJO NË TURQI! Demi "çan" mes për mes berbehanes, klientët shpërndahen të frikësuar
Në Ankara të Turqisë, klientët dhe berberët e një berberhaneje kanë përjetuar momente paniku kur një dem hyri papritur brenda dyqanit gjatë orarit të punës.
Sipas mediave lokale, kafsha kishte arritur t’i shpëtonte pronarit të saj dhe më pas kishte vrapuar në rrugë derisa hyri me forcë në ambientin e berberhanes.
Brenda pak sekondash, situata u kthye në kaos, me klientët që u ngritën me nxitim dhe dolën jashtë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Edhe punonjësit e biznesit u detyruan të linin punën për shkak të rrezikut.
Pas një ndjekjeje nga banorët dhe autoritetet, demi u vu nën kontroll pa shkaktuar të lënduar.
Pamjet e ngjarjes janë shpërndarë në rrjete sociale dhe tregojnë momentin kur kafsha futet me shpejtësi në dyqan, duke shkaktuar frikë dhe rrëmujë mes të pranishmëve.
Meanwhile in Turkey: https://t.co/US9RH9x4f3
— Russian Market (@runews) May 27, 2026
A bull that escaped from its owner burst into a barber shop in Istanbul, wreaking havoc inside the premises.
The animal was eventually captured after a chaotic chase.
Fortunately, no one was injured. pic.twitter.com/Ooe68jNOvm

