“Hezbollahu ka shkelur armëpushimin”/ Izraeli 'shtrëngon' paralajmërimet në Liban, kërkon largimin e civilëve nga zona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2026, 16:22

Autoritetet izraelite kanë bërë një thirrje për evakuim për banorët në jug të Libanit, përfshirë qytetin e Tiros, pas paralajmërimeve për sulme të mundshme në zonë.
Ushtria izraelite u ka kërkuar banorëve të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në veri të lumit Zahrani, duke publikuar edhe harta me zonat që duhet të boshatisen.
Sipas një zëdhënësi ushtarak izraelit, veprimet lidhen me, siç u tha, shkelje të armëpushimit nga grupi Hezbollah dhe sulme ndaj territorit izraelit.
Ky paralajmërim vjen pak kohë pasi një thirrje e ngjashme u bë edhe për banorët e zonës së Nabatieh, ku gjithashtu u kërkua evakuimi i menjëhershëm.
