VJEDHJE VILASH NË ITALI/ Grabitën bizhuteri floriri dhe ora luksoze, arrestohen tre "skifterët" teksa po largoheshin

Grabisnin vilat në seri, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë! Në makinë u gjenden bizhuteri floriri dhe ora luksoze me vlerë mijëra euro

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali nga karabinierët e San Lazzaro di Savena, pasi dyshohet se janë përfshirë në një grabitje në një vilë në zonën e Bolonjës.

Sipas autoriteteve italiane, të arrestuarit janë të moshës 22, 23 dhe 33 vjeç dhe jetonin në Provincën e Bolonjës. Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi që merret me vjedhje në banesa luksoze.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Via Montebello, ku policia u njoftua për persona të dyshimtë pranë një shtëpie. Gjatë ndërhyrjes, karabinierët kanë kapur të rinjtë ndërsa po largoheshin me makinë.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur bizhuteri dhe ora luksoze me vlerë të lartë, që dyshohet se janë marrë nga vila. Një prej orëve është identifikuar si pronë e pronarit të shtëpisë, një shtetas italian rreth të 60-ave.

Hetimet tregojnë se dera e vilës ishte hapur me forcë me mjete të posaçme që janë gjetur pranë vendngjarjes.

Të arrestuarit janë dërguar në gjykatën e Bolonjës, ku pritet të vijojnë procedurat ligjore ndaj tyre.