Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (25-26 Maj 2026)
Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Në pjesën më të madhe të Europës do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe shumë i nxehtë si pasojë e masave ajrore afrikane, KU temperatura mbi 30°C priten në Europën Perëndimore, Mesdhe dhe rajonin e Ballkanit. NDERSA Europa Lindore dhe rajoni i Balltikut do të përfshihen nga reshje shiu.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta gjatë pasdites kryesisht në zonat Lindore. Temperaturat do të luhaten nga 11°C deri në 34°C, era do të fryjë deri në 40 km/h, dallgëzim 2 ballë.
Njihuni tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Pjesa më e madhe e kontinentit do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, NDERSA Europa Lindore do të mbetet me mot të paqëndrueshëm.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të dominohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash.
Temperaturat do të variojnë nga 12°C deri në 35°C, era do të fryjë deri në 30 km/h, ndërsa dallgëzimi do të jetë i ulët.
