PAMJE+DETAJE/ MESAZH ME TRIT*L BIZNESIT NË SHKOZË. Lokali në pronësi të një drejtori shkolle, ja pista që po hetohet
Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një lokal në një pallat në Tiranë në Shkozë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Keto janë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i tritolit të ndodhur në një lokal në zonën e Shkozës, ku mëngjesin e kësaj të hëne u vendos një sasi tritoli.
Burime për gazetarin Edison Vatnikaj bëjnë me dije se lokali është në pronësi të Lulzim Likës, drejtor në një shkollë në Fresk.
Sipas të dhënave paraprake, marketi është në pronësi të Lulzim Likës, babait të Aldo dhe Ali Lika, dy personave të shpallur në kërkim për një atentat të ndodhur më 18 maj ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur edhe një punonjës policie, Anxhelo Kumaraku. Pranë marketit ndodhet gjithashtu një lokal në pronësi të të njëjtës familje.
Dyshimet e para të hetuesve e lidhin shpërthimin me motive hakmarrjeje, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për autorët apo shkaqet. Kamerat e sigurisë kanë kapur një person të maskuar që vendos lëndën plasëse dhe largohet në këmbë nëpër rrugicat e zonës, ndërsa policia vijon hetimet.
