Aksidenti në Elbasan/ Dëshmia e banorëve: Ambulanca u vonua 15 minuta, shoferi ishte me shpejtësi maksimale

Banorët e zonës ku ndodhi aksidenti fatal në Elbasan kanë dhënë dëshmitë e tyre. Gjatë një prononcimi per mediat ata kanë deklaruar se ambulanca u vonua 15 minuta, ndërsa shoferi i cili shkaktoi aksidentin ishte me shpejtësi maksimale. 

Sipas tyre, në këtë aks rrugor rrugor bëhen shumë aksidente.

“Dolën burrat me vrap nga lokali, ngritën makinën dhe nxorën fëmijën. Njoftuan ambulancën, u vonua 15 minuta, nuk erdhi. E morën fëmijën me makinë të rastit. Nuk e llogaris dot se sa aksidente janë bërë. Ka shumë aksidente në këtë aks. Bëhen shumë. Shoferi ishte me shpejtësi maksimale. E kishte parë dikush. Ai ishte shumë shpejt.”, tha zonja.

Aksidenti u rregistrua ditën e sotme, ku një fëmijë 7-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet. I mituri ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë, kur i ka shpëtuar nga dora nënës së tij dhe është goditur nga mjeti që po qarkullonte në aksin nacional.