Po pinin alkool në lokal/ 60-vjeçari g*det me th*kë shokun pas debatit në Kombinat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2026, 09:16
Një plagosje me thikë është regjistruar në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku dy 60-vjeçarë janë konfliktuar me njëri-tjetrin teksa ndodheshin në një lokal.
Sipas informacioneve paraprake, të dy burrat kanë qenë duke konsumuar kafe dhe alkool, ndërsa pas një debati për motive të dobëta, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur shokun e tij.
I dëmtuari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij nuk dihet ende.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur nën efektin e alkoolit.
