Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, vendoset pasuesi i përkohshëm i tij

Burime për Ora News:

“Elton Alushi, drejtori i Policisë Vendor të Tiranës, mësohet se ka paraqitur dorëheqjen.

Kërkesa e tij ndodhet me Drejtorinë e Përgjithshme, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë një përgjigje zyrtare për drejtuesin e policisë, i cili prej gati dy vitesh ka drejtuar blutë e Tiranës."

Mësohet se Oliger Torba komandohet drejtor i ri i Policisë së Tiranës.