Ofroi garanci pasurore, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për zëvendësimin e masës së sigurisë
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 25 Maj 2026, 14:28
GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për zëvendësimin e masës së sigurisë, ish-ministri mbahet në qeli për dosjen SASPAC të abuzimit me donacionet e huaja.
Beqaj kërkoi zbutje mase duke përdorur si argument edhe ndryshimin e praktikës së Kolegjeve të Bashkuara për masën “arrest në burg”, si dhe ofroi edhe garanci pasurore.
