E RËNDË! Aksident në Elbasan-Librazhd, makina përpl*s për vd*kje 7-vjeçarin pranë shkollës së Mengelit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2026, 09:30
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit.
Një fëmijë 7 vjeç është përplasur për vdekje nga një mjet në rrugën Elbasan-Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle.
Dyshohet se fëmija i shpëtoi të ëmës nga duart dhe doli në rrugë ku u përplas nga makina.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Kujtojmë që një fëmijë 12 vjeçar në vitin 2019 u përplas nga një makinë përpara kësaj shkolle, ku u përfol se në këtë rrugë nacionale mungojnë sinjalistikat orientuese dhe paralajmëruese për praninë e fëmijëve.
