SKANDALI i AKSH-it/ Kreshnik Tërnova paraqitet në GJKKO, anëtari i KPP-së i dyshuar për lidhje me Ermal Beqirin (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2026, 13:05
Anëtari i KPP-së, Kreshnik Tërnova, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Emri i Tërnovës është lakuar nga SPAK pasi dyshohet për lidhje të drejtpërdrejta me biznesmenin Ermal Beqiri.
Ky i fundit është shpallur në kërkim nga SPAK në lidhje me skandalin e AKSHI-t, bashkë me biznesmenin Ergys Agasi.
Tërnova, siç shihet nga pamjet, sapo ka dalë nga dera e SPAK, i është drejtuar i vetëm GJKKO, ndërsa nuk dihen të tjera detaje.
