Takimi i LRI-së/ Xhixho: Diskutime të hapura mbi sfidat dhe mundësitë që kanë të rinjtë
Në një takim me të rinjtë e LRI-së, Erisa Xhixho prezantoi programin e forcimit të politikave rinore, duke u fokusuar te arsimi, punësimi dhe ulja e kostove të studimeve, ndërsa u diskutuan edhe sfidat kryesore me të cilat përballen të rinjtë në vend.
" Foto album nga takimi i mrekullueshëm i LRI-së Faleminderit të gjithë të rinjve për energjinë, idetë dhe angazhimin e jashtëzakonshëm në Tryezën e Rinisë, ku zhvilluam diskutime të hapura mbi sfidat dhe mundësitë që kanë të rinjtë sot.
Gjatë këtij takimi prezantuam programin tonë për rininë, një program që vendos arsimin, punësimin dhe fuqizimin e të rinjve në qendër të politikave tona.
Diskutuam për kostot e larta të studimeve, mungesën e mundësive, largimin e të rinjve nga vendi, mbështetjen për sipërmarrjen dhe nevojën për më shumë përfaqësim të rinisë në vendimmarrje.
Programi ynë parashikon më shumë mbështetje për studentët, ulje të kostove të jetesës dhe studimit, praktika profesionale, zhvillim të aftësive digjitale, mbështetje për start-up-et dhe më shumë mundësi punësimi për të rinjtë. Shqipëria u përket të rinjve dhe bashkë do ta rikthejmë vendin në një mundësi reale për çdo të ri shqiptar", shkruan Xhixho.