"Nuk mbyllen negociatat pa ndryshime të thella”/ Bardhi replika ndaj Kryeministrit: Qeveria aktuale po dëmton rrugën europiane të Shqipërisë

Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është qeveria aktuale dhe mënyra si ajo drejton vendin.

Sipas tij, në raportet dhe kushtet e vendosura nga BE për procesin e negociatave, ngrihen shqetësime serioze për korrupsionin, funksionimin e institucioneve dhe standardet e zgjedhjeve në Shqipëri.

Ai përmend gjithashtu se Bashkimi Europian ka kërkuar forcimin e kontrollit parlamentar, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe përmirësimin e standardeve zgjedhore sipas rekomandimeve ndërkombëtare.

Bardhi shton se këto çështje, sipas tij, tregojnë probleme të brendshme që ndikojnë në ritmin e procesit të integrimit europian të vendit.