EKSKLUZIVE/ Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë flet për Ora News pas goditjeve ruse: Mbi 8 orë sulme, eksplozivi depërtoi godinën

Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, Ernal Filo, ka folur për Ora News lidhur me sulmin rus në kompleksin rezidencial ku ai ndodhet.

“Që nga hapja për herë të parë e Ambasadës në Ukrainë vitin e kaluar, sulmi i mbrëmshëm, që filloi rreth orës 22:00 dhe përfundoi në orën 06:30 të mëngjesit, ishte sulmi më i gjatë, më i madh për nga përdorimi i dronëve dhe raketave, si dhe më shkatërruesi që nga fillimi i konfliktit në vitin 2022.

Goditja ishte aq e fortë, sa eksplozivi depërtoi edhe në vendstrehimin e godinës, përveç dëmeve në fasadë. Ishte një përjetim jo i lehtë për të gjithë ne, banorët e kësaj zone. Këto sulme, që po terrorizojnë njerëz të pafajshëm, duhet të ndalen dhe duhet të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.”-tha Ambasadori për Ora News.