BERISHA: MPOSHTËM NARKO-MAFIAN/ Mesazh për kritikët dhe mbështetësit pas “referendumit”
Sali Berisha përcolli një mesazhe për mbështetësit dhe kundërshtarët, tashmë si kryetar i Rikonfirmuar i Partisë Demokratike përmes një procesi të brendshëm që e cilësoi referendum.
Berisha: Demokratët dje mposhtën narko-mafian më të rrezikshme në Europë
Vota e tyre ishte gracka ku shpirti i mafias u kap si laraska.
Për të theksuar ndryshimin, i referohet rivaleve direkte politikë
Berisha: Kjo parti prej 17 vitesh nuk voton kurrë për kryetarin dhe për asnjë forum tjetër të saj. Kurse PD-ja çdo katër vite zgjedh kryetarin dhe drejtuesit vendor e kandidaturat per deputet bazuar në demokracine direkte (referendum)!
E duke iu rikthyer asaj që e konsideron fitore me mafian, akuzoi kundërshtarët që nuk u pranuan të garojnë përballë tij, se janë shndërruar në aleatë të kryeministrit Edi Rama, që sulmojnë nga mëngjesi në darkë, lidershipin opozitar, si një formë për zhvendosjen e vëmendjes.
Berisha: Për narkomafian shtetërore dhe mafian e mediave që ajo kontrollon, tmerri i tyre është opozita e vërtetë, mbasi është ajo dhe vetëm ajo që mund të lëkundë dhe të përmbysë pushtetin e tyre të krimit, t'u presë favoret dhe paratë e vjedhura të qytetarëve. Edi Rama, narkomafia qeveritare dhe mafia e mediave që ai kontrollon, dëshmuan frikën dhe tmerrin e tyre nga Sali Berisha.
Berisha kritikët lidhur me rizgjedhjen e tij, I konsideron si të pafytyrë.
Berisha: Për këta të pafytyrë, vota referendare e të gjithë anëtarësisë për kryetarin e partisë opozitare është "privatizim i partisë nga kryetari" apo në rastin konkret "Berisha zgjedh Berishën".
Kryedemokrati mbyll reagimin e tij duke theksuar se dalja në votime e rreth 40 mijë demokratëve dështim dhe turpërim publik I atyre që I konsideon puthador të pushtetit, e njëkohësisht triumf I dinjitetit të shqiptarëve mbi mafian.
