Irani kundërshton Trump/ Mohon çdo angazhim për programin bërthamor, tensione të reja në negociata
Agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke iu referuar Gardës Revolucionare, ka hedhur poshtë deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump për negociatat me Iranin, duke i quajtur ato si propagandë mediatike.
Sipas raportimeve të publikuara nga Al Jazeera, pala iraniane thotë se nuk ka pasur asnjë marrëveshje apo angazhim për programin bërthamor dhe se kjo çështje nuk është diskutuar në fazën aktuale të kontakteve mes dy vendeve.
Fars kujton gjithashtu se deklaratat e Trump për negociatat dhe programin bërthamor janë prezantuar si kusht i rëndësishëm për një marrëveshje të mundshme, por Irani mohon që të ketë pranuar ndonjë kusht të tillë.
Sipas agjencisë iraniane, disa zyrtarë amerikanë i kanë cilësuar këto deklarata si të drejtuara më shumë për opinionin publik në SHBA, sesa si pjesë e negociatave reale.
Zyrtarë të përmendur në raport kanë këshilluar që deklaratat e tilla të mos merren si zhvillime konkrete në procesin e bisedimeve.

