“Shpresojmë për raundin e ardhshëm të bisedimeve”/ Kryeministri i Pakistanit lavdëron Trump për përpjekjet për paqe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2026, 07:28
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka vlerësuar presidentin amerikan Donald Trump për përpjekjet që po bëhen në drejtim të paqes, ndërsa vazhdojnë kontaktet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Në një postim në platformën X, Sharif shkroi se Pakistani do të mbetet i angazhuar për të mbështetur paqen dhe dialogun në rajon.
Ai u shpreh optimist edhe për zhvillimin e një raundi të ri bisedimesh në një të ardhme të afërt.
Lëvizjet diplomatike vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku komuniteti ndërkombëtar po kërkon rrugë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe për të rikthyer stabilitetin në rajon.
