E rëndë në Florida/ 50-vjeçarja tentoi të shpëtonte qenin e saj nga dy pitbullë, çfarë i ndodhi më pas ishte fatale (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2026, 20:54
E rëndë në Florida.
Një 50-vjeçare ka humbur jetën pasi u sulmua nga dy qen pitbull.
Momentin e sulmit, gruaja po tentonte të largonte qenin e saj me të cilin po shëtiste, kur fatkeqësisht u sulmua nga qentë e tjerë.
Bashkëshorti i saj ka treguar se e gjeti gruan në gjendje shumë të rëndë, pavarësisht përpjekjeve të tij për ta shpëtuar, fatkeqësisht nuk ia doli.
50-vjeçarja u transportua me helikopter në spital, por ndërroi jetë më vonë nga plagët e marra.
