Franca pezullon kontrollet shtesë në Dover pas kaosit me radhë të gjata në kufirin me Britaninë
Autoritetet franceze kanë pezulluar përkohësisht kontrollet shtesë në qytetin e Doverit, në kufirin me Mbretërinë e Bashkuar, pas krijimit të radhëve të gjata të udhëtarëve që po udhëtonin drejt portit.
Vendimi është marrë për të ulur kohën e pritjes dhe për të lehtësuar lëvizjen e turistëve, pas problemeve të raportuara me sistemin e ri të kontrollit kufitar.
Sipas administratës së portit, masa u mor pasi autoritetet kufitare u njoftuan për një situatë të vështirë në terren.
Sistemi i ri i Bashkimit Evropian për hyrje/dalje (EES), i cili pritet të zbatohet në kufijtë e BE-së, parashikon që udhëtarët britanikë të japin të dhëna biometrike, përfshirë fotografi dhe gjurmë gishtërinjsh, për të hyrë në Francë.
Në Dover, ku kontrollet franceze kryhen përpara imbarkimit në tragete drejt Kanalit Anglez, sistemi nuk ishte aktivizuar plotësisht në momentin e ngjarjes, gjë që ka ndikuar në krijimin e vonesave.

