Tragjedi në Angola/ Shembet miniera ilegale e arit, të paktën 28 viktima nën rrëshqitjen e dheut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2026, 08:39
Të paktën 28 persona kanë humbur jetën në Angola, pasi një minierë ilegale ari është shembur si pasojë e një rrëshqitjeje dheu.
Ngjarja ka ndodhur në provincën Bengo, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit Luanda, në fshatin Kanakasala. Viktimat po kërkonin ar në momentin kur ndodhi shembja dhe u zunë nën masën e dheut.
Sipas policisë lokale, viktimat janë kryesisht burra të moshës 18 deri në 40 vjeç. Mes tyre raportohet se 13 persona i përkisnin së njëjtës familje.
Ekipet e shpëtimit janë ende në terren duke kërkuar për të mbijetuar dhe për trupa të tjerë të mundshëm nën rrënoja. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen.
