Irani 'ftoh' pritshmëritë për marrëveshje me SHBA, Teherani: Ende larg finalizimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2026, 22:16
Irani ka ulur pritshmëritë për një marrëveshje të afërt me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht raportimeve që flasin për përparim në negociata.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha se aktualisht nuk mund të konsiderohet se palët janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje.
Ai shtoi se kontaktet dhe bisedimet me kryenegociatorin pakistanez Asim Munir janë shtuar kohët e fundit, por ato mbeten pjesë e të njëjtit proces diplomatik që po vijon prej kohësh.
Deklaratat vijnë në një periudhë kur në media ndërkombëtare është raportuar për një draft-marrëveshje të mundshme mes SHBA-së dhe Iranit, që përfshin armëpushim, lehtësim të sanksioneve dhe liri lundrimi në Ngushticën e Hormuzit.
