Polonia merr F-35-at e parë, avionët luftarakë mbërrijnë në bazën Łask

Tre avionët e parë luftarakë F-35 Lightning II të porositur nga Polonia kanë mbërritur në bazën ajrore Łask, në një hap të rëndësishëm për modernizimin e forcave ajrore të vendit.

Sipas autoriteteve polake, ceremonia zyrtare e pritjes së avionëve pritet të zhvillohet më 12 qershor.

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë ka bërë të ditur se 11 avionë të tjerë do të mbërrijnë në javët në vijim, duke e çuar numrin total në 14 deri në fund të këtij viti.

F-35 konsiderohen ndër avionët më modernë luftarakë në botë dhe mbërritja e tyre shihet si një forcim i ndjeshëm i kapaciteteve mbrojtëse të Polonisë brenda kuadrit të NATO-s.