Tulsi Gabbard jep dorëheqjen nga Inteligjenca Kombëtare në administratën Trump, ja arsyeja
Tulsi Gabbard ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare në administratën e Donald Trump, duke i dhënë fund disa muajve raportesh të tensionuara mes saj dhe presidentit amerikan.
Sipas mediave amerikane, ajo i ka dorëzuar personalisht letrën e dorëheqjes Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale të premten. Largimi i saj nga detyra pritet të hyjë në fuqi më 30 qershor.
Si arsye kryesore për vendimin përmendet gjendja shëndetësore e bashkëshortit të saj, i cili është diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri.
Në Uashington prej muajsh qarkullonin raportime për përplasje dhe pakënaqësi mes Gabbard dhe presidentit Trump, veçanërisht pas vendimeve të administratës për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme, përfshirë tensionet me Iranin.
Burime pranë Shtëpisë së Bardhë bëjnë me dije se marrëdhëniet mes tyre ishin ftohur ndjeshëm javët e fundit, çka ka ndikuar edhe në vendimin e saj për t’u tërhequr nga posti.

