Dorëhiqet shefja e Shërbimit Sekret Kombëtar, Tulsi Gabbard
Shefja e Shërbimit Sekret Kombëtar, Tulsi Gabbard, e cila duket se nuk është dakord me presidentin amerikan, Donald Trump në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin, njoftoi sot dorëheqjen për arsye personale.
“Për fat të keq, duhet të paraqes dorëheqjen time që hyn në fuqi më 30 qershor”, shkroi ajo në një letër drejtuar presidentit Trump dhe e postuar në platformën e medieve sociale X duke shpjeguar se iu desh ta bënte këtë për shkak të shëndetit të bashkëshortit, pasi ai është diagnostikuar me kancer të kockave.
Gabbard, një ish-oficere ushtarake, kryeson Drejtorinë e Shërbimit Sekret Kombëtar.
Donald Trump sot “punën e jashtëzakonshme” të Gabbard, e cila njoftoi dorëheqjen e saj për të qenë pranë bashkëshortit, i cili po lufton me kancerin.
“Për fat të keq, pasi bëri një punë vërtet të shkëlqyer, Tulsi Gabbard do të largohet nga administrata më 30 qershor”, shkroi presidenti amerikan në Truth Social.
“Tulsi ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe do të na mungojë”, shtoi ai duke specifikuar se ajo do të zëvendësohet nga zëvendësi i saj, Aaron Lukas, i cili është emëruar shef i përkohshëm.
