Aksident tragjik në Lezhë-Rrilë/ Përplasja mes automjetit dhe motomjetit i merr jetën e drejtuesit të motorit
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Rrilë, ku një automjet është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Në zonë kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Qarkullimi në këtë segment është ngadalësuar përkohësisht, ndërsa po kryhen veprimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, automjeti me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi P. M., ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit
