Skafistët në protestë para bashkisë, kërkojnë zgjidhje për vendparkimin e skafeve në Ksamil
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2026, 11:53
Rreth 30 skafistë kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme përpara Bashkisë së Sarandës. Shkak është bërë mungesa e një vendi të përcaktuar për skafet e tyre gjatë këtij sezoni turistik.
Edhe pse janë të licencuar dhe paguajnë rregullisht taksat, skafistët shprehen se ngërçi me vendparkimet po u shkakton pasiguri të madhe në punë.
Ata apelojnë për një zgjidhje të menjëhershme nga ana e bashkisë, duke qenë se fluksi i turistëve në Ksamil ka nisur dhe ky aktivitet është burimi kryesor i të ardhurave për familjet e tyre.