Ofroi garanci pasurore/ Ish-drejtori i ARRSH mbetet në paraburgim, GJKKO refuzon kërkesën për lehtësim mase

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish kreut të ARRSH Evis Berberi për zëvendësim të masës së sigurisë në këmbim të garancisë pasurore.

Vendimi u dha nga gjyqtare Marinela Osmani, e cila nuk mori parasysh argumentat e paraqitura nga avokati i Berberit.

Ish drejtori i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit mars të vitit 2024, si i dyshuar nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprave penale korrupsion pasiv dhe pastrim parash dhe shkelje e barazisë në tendera.

Ofroi garanci pasurore/ Ish-drejtori i ARRSH mbetet në paraburgim, GJKKO