Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (22 - 23 Maj 2026)

Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Ne Europën Juglindore dhe në rajonin e Egjeut do të mbizotërojë moti i paqëndrueshëm KU priten vranësira të dendura, dhe herë pas here breshër, NDERSA pjesa më e madhe e Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, gjatë ditës së Premte do të ketë kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në Jug dhe Juglindje, si edhe mundësi për stuhi breshëri. Temperatura luhaten nga 10°C deri në 31°C, ndërsa era do të fryjë rreth 35 km/h.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Në Alpe dhe në pjesë të Europës Juglindore moti do të mbetet i paqëndrueshëm NDERSA pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga moti i i ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të pritet me kthjellime dhe vranësira të pakta në Jug dhe Juglindje, NDERSA pasditja sjell zhvillim të vranësirave në zonat Qendrore dhe Jugore.

Temperatura do të variojë nga 11°C deri në 32°C, ndërsa era do të fryjë deri në 28 km/h.