VIDEO/ “Redoni Blu-2026” në Vlorë, stërvitje për reagimin ndaj ndotjeve detare dhe emergjencave

Në Gjirin e Vlorës prej dy ditësh po zhvillohet stërvitja “Redoni Blu-2026” me pjesëmarrjen e Forcës Detare, Policisë Kufitare dhe institucioneve partnere.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se gjatë stërvitjes u testuan kapacitetet për reagimin ndaj ndotjeve detare dhe emergjencave në det.

“Ky aktivitet që forcon bashkëpunimin dhe gatishmërinë operacionale në mbrojtje të hapësirës sonë detare”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Stërvitja po realizohet nga anijet e Forcës Luftarake Detare, në bashkëpunim me strukturat e Guardia di Finanza, përmes simulimeve të situatave të ndryshme emergjente, që lidhen me ndotjen detare dhe garantimin e sigurisë në det.

Stërvitja është përqendruar në një hapësirë detare që shtrihet nga zona e Plazhit të Vjetër deri në zonën e Kalasë, ku forcat pjesëmarrëse po realizojnë manovra dhe operacione të koordinuara në funksion të reagimit të shpejtë dhe efikas ndaj çdo situate emergjente.